Ekspozita e Realizmit Socialist (13 Korrik 1999)
Realizmi socialist kthehet përmes ekspozitës me portretin në skulpturë dhe piktura të kësaj periudhe në Galerinë e Arteve, të cilat kanë për qëllim t’i riparaqesin publikut shqiptar vlerat plastike, kulturore dhe historike të artit të një periudhe që deri një dekade me parë gëzonte statusin e artit zyrtar dhe që më pas nuk u njoh sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. 30 piktura dhe 320 portrete skulpture.Janë këto piktura të përpunuara gjatë viteve 1920-1990. Drejtori i Galerisë kurator Gëzim Qendro tregon përpjekjet dhe qëllimin e hapjes së kësaj ekspozite.
Gëzim Qendro: Është një lloj pasqyre për të parë për të reflektuar mbi realitetin tonë sot dhe po ashtu është një ftesë për të… për të parë modelin që kanë ofruar për të ndjekur si dhe atë që ne jemi sot. Pra mendoj që qoftë edhe ekspozita tjetër e cila merret me raportin midis pra me teologjinë e pushtetit ose më tepër me marrëdhënien midis propagandës dhe artit. Dhe dihet që sa herë që politika dhe arti bashkohen së bashku gjithmonë arti e pëson.
Ndërsa Kreu i Kulturës Edi Rama shprehet për rikujtimin e këtyre veprave.
Edi Rama: Këto nuk janë versione që pretendojnë të jenë përfundimtare, përmbyllëse, unitare. Pra jemi më në fund në dy ekspozita nga muret e të cilave nuk buron domosdoshmërisht konsensus por debat për diskutim. Po kemi të bëjmë me një periudhë krijuese e cila ka problematikat e veta dhe në fund të fundit është një fenomen shumë interesant për sot dhe për nesër./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti