Ekspozitë pikture në galerinë T&G – (6 Mars 2001)


Ekspozitë pikture në galerinë T&G – (6 Mars 2001)

11:36 06/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Galerinë T&G është hapur një ekspozitë pikure, me pjesëmarrjen e piktorëve të njohur, si Sali Shijaku, Adrian Çene, Gentian Bushi, Ziso Kamberi, Adriana Puleshi dhe Rajmonda Mato. Kjo ekspozitë është organizuar me rastin e 8 vjetorit të krijimit të kësaj galerie, e cila është edhe galeria e parë e parë private e hapur për herë të parë në Shqipëri, në vititn1993. Në lidhje me këtë aktivitet zoti Tefik Dedei, pronar i kësaj galerie shjegon.

Tefik Dedei:- “Ne jemi në 8 vjetorin e festimit të themelimit të galerisë së parë private në Shqipëri dhe sot po e festojmë në atmosferën e artistëve dhe miqve tanë artdashës, që kemi prej vitesh në këtë galeri. Sot kemi organizuar ekspozitën me mjeshtrin, Artistin e Popullit Sali Shijaku dhe piktorët e rinj”.

Kjo ekspozitë pikture do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për artdashësit për disa ditë me radhë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme