Ekspozohen veprat e mjeshtrave dardharë të ikonografisë në Korçë


Ekspozohen veprat e mjeshtrave dardharë të ikonografisë në Korçë

13:55 02/10/2021

Vepra të shekujve 18,19 dhe 20 u ekspozuan në Ditën Europiane të Trashëgimisë Kulturore

Janë ekspozuar në ambientet e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, në Ditën Europiane të trashëgimisë kulturore veprat ikonografike të piktorëve dardharë.

Kjo ekspozitë solli veç të tjerash një prodhimtari të larmishme në artin ikonografik të shekujve 18, 19 deri në fillim të shekullit të 20. Mes piktorëve spikatën sidomos motrat Zengo, të cilat njihen si piktoret e para femra.

Shkolla e Dardhës bëri kalimin nga arti bizantin në atë perëndimor dhe më pas në pikturën laike, duke zënë një vend të rëndësishëm në artin ikonografik shqiptar të periudhës postbizantine.

Aktualisht pjesë e fondit të Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë janë rreth 250 vepra të piktorëve dardharë.

Klan News






Të ngjashme