Ekstradimi i Arben Frrokut në mëshirë të holandezëve


Ekstradimi i Arben Frrokut në mëshirë të holandezëve

15:47 03/03/2017 https://youtu.be/hnKLUsZgHgE

Kur po bëhet afërsisht një vit nga arrestimi i Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dritan Lamajt, autoritetet shqiptare ende nuk dinë çfarë do të ndodhë me vëllain e ish- deputetit dhe kreut kristiandemokrat.

Për këtë shkak ekstradimi ose jo i Frrokut mbetet ende në duar të drejtësisë holandeze e cila ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse i dënuari me burgim të përjetshëm do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Burime nga Policia e Shtetit thonë se janë në pritje të ekstradimit të tij, por për shkak të sekretit nuk jepet informacion i saktë. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme thotë se kjo procedurë tashmë është në duar të drejtësisë holandeze.

Tv Klan pyeti edhe në Ministrinë e Drejtësisë ku iu përgjigjën se nuk ka asnjë zhvillim të ri për këtë çështje.

Kërkesa e Frrokut për të mos u ekstraduar sepse i rrezikohej jeta në Shqipëri u rrëzua nga dy gjykata në Holandë, por ndaj tij nisi një hetim penal për falsifikimit të dokumenteve pasi iuj gjet një pasaporte me emrin Renato Cepa. Ky proces duket se vonoi ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë duke bërë që ekstradimi i tij të zvarritet për gati një vit. 

Tv Klan






Të ngjashme