Ekstradimi i Arben Frrokut nga Holanda, Ministria e Drejtësisë nis kërkesën


Ekstradimi i Arben Frrokut nga Holanda, Ministria e Drejtësisë nis kërkesën

17:16 04/05/2016

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar përkthimin e dosjes për Arben Frroku dhe ka nisur drejt Holandës, kërkesën për ekstradimi.

Janë 120 faqe në këtë dosje dhe pjesa me e madhe janë faktet dhe provat e mbledhura prokuroria në vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Për prokurorinë e Krimeve të Rënda Frroku është autor i saj dhe gjykata e Apelit vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm. Pas këtij hapi pritet që Frroku të ekstradohet drejt vendit tonë brenda 45 ditëve.

Areb Frroku u ndalua në Holandë në datën 6 Mars dhe u mabjt për 52 ditë në një qendër për emigrantët e paligjshëm. Ai u ndalua pasi lëvizte me një pasaportë false greke me identitin e Renato Tsepa, i lindur në Korçë, pjesë e minoritet grek.

Ende nuk është përcaktuar se përse ka patur vonesa në shkëmbimin e informacionit për Frrokun, duke qenë se ishte një person ne kërkim ndëkombëtar për vrasje.

Autoritet holandeze ka nisur një hetim admnistrativ se i kujt ishte faji që shenjta e gishtave të Frrokut, nuk shfaqeshin në sistem.

Tv Klan

 






Të ngjashme