Ekstradimi i bosit të drogës të liruar nga gjykata, Shqipëria i kërkon garanci Italisë për rishikimin e dënimit


Ekstradimi i bosit të drogës të liruar nga gjykata, Shqipëria i kërkon garanci Italisë për rishikimin e dënimit

15:26 21/08/2017

Ndryshimet e reja në Kodin Penal nuk lejojnë ekstradimin e shtetasve shqiptare të dënuar jashtë vendit në mungesë pa marrë më parë një garanci për rishikimin e vendimit nga shteti që kërkon ekstradimin e tij. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi me 1 gusht, ndërsa janë konstatuar edhe nga specialistet e Ministrisë së Drejtësisë teksa shqyrtonin dokumentacionin e ekstradimit të Alket Hatisë drejt Italisë.

Hatia u arrestua në muajin qershor të këtij viti nga Policia e Durrësit, ndërsa ishte ne kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë, pasi rezulton i dënuar me 20 vite burg, për akuzën e trafikut të drogës. Pak ditë pas arrestimit ai u lirua nga Gjykata duke shkaktuar skandal.

Por pak kohe pas këtij lirimi Ministria e Drejtësisë kërkon garanci për këtë të fundit që do t’i rishikohet vendimi i dënimit i dhënë në mungesë.

Tv Klan

 






Të ngjashme