Ekstradohet nga Athina 30 – vjeçari shqiptar i dënuar me 7 vite burg


Ekstradohet nga Athina 30 – vjeçari shqiptar i dënuar me 7 vite burg

08:17 20/07/2016

Një 30-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për trafik lëndësh narkotike është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë.  Bëhet fjalë për Andrea Kadena, lindur në Gjirokastër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin e formës së prerë numër 71, datë 21.12.2011, e ka dënuar atë me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të  “Trafikim të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.”

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë /tvklan.al






Të ngjashme