Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar për vrasje
Një shqiptar është ekstraduar ditën e sotme nga Athina drejt vendit tonë, pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasje .
Specialistët e Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, kanë bërë ekstradimin e shtetasit Besnik Rikaj, 45-vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë , me datë 06.10.2009, e ka dënuar me 10 vjet burgim, pasi në vitin 2008 ka goditur disa herë me mjet prerës shtetasin A.K. 45-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale, “ vrasje me dashje”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur në vitin 2008
Në datën 05.02.2008 rreth ores 09.30, ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin A.K.
Konflikti lidhet me një makinë që Besniku ja ka marrë kunatit të A.K, shtetasit G.R dhe nuk ja ktheu më.
Pasi e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës, Besniku është larguar dhe një kalimtar i rastit e ka dërguar në spital të dëmtuarin për të marrë ndihmë mjekësore.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al