Ekstradohet nga Belgjika vrasësi shqiptar


Ekstradohet nga Belgjika vrasësi shqiptar

11:55 29/07/2017

Në vitin 1997, Levent Bregu  vrau një grua dhe tentoi të vriste një tjetër person.

Për këtë krim, të cilin e kreu sëbashku me xhaxhain e tij, 40 - vjeçari është dënuar me 17 vite, 7 muaj dhe 18 ditë burg, në vitin 2014 nga Gjykata e Beratit.

Policia e Shtetit njoftoi këtë të shtunë se Bregu, i cili prej vitesh ishte në arrati është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë, ku tashmë do të duhet të shlyejë dënimin.

"Levent Bregu është shpallur në kërkim, pasi, me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, "Vrasje me dashje e kryer ne bashkepunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë",

sqaron në një njoftim policia.

Ngjarja ndodhi më 27 Mars të vitit 1997 ,në fshatin Veterrik të Beratit. Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij vranë me armë zjarri gruan me iniciale M. H. dhe tentuan të vrisnin D. H.

Sipas mediave belge, Bregu u arrestua më 28 Prill të këtij viti.

Ai ishte pjesë e listës së personave "të shumëkërkuar" dhe konsiderohej një kriminel i rrezikshëm. Pas arrestimit nga autoritetet belge, 40 - vjeçari u dërgua në burgun Saint - Gilles në pritje të ekstradimit. /tvklan.al





Të ngjashme