Ekstradohet nga Gjermania 20-vjeçari shqiptar
Një 20-vjeçar shqiptar i akuzuar për trafik droge është ekstraduar nga Frankfurti drejt Shqipërisë.
Sipas policisë është bërë i mundur ekstradimi i Fabjo Berhamaj, lindur në Patos, Fier.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar Berhamajn me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve“ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit të Penal./tvklan.al