Ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari i dënuar për vrasje
Një 35-vjeçar i dënuar për vrasje me dashje në vitin 2013 nga Gjykata e Fierit, është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania, nga ana e Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tirana.
Edi Durraj(Duraj), 35 vjeç nga Fieri është dënuar në vitin 22 Korrik 2013 nga Gjykata e e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin të formës së prerën, me 14 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”
35 vjeçari i’u dorëzua për shoqërim Patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./tvklan.al