Ekstradohet nga Greqia i dënuar me 25 vjet burg
Interpol Tirana ka kryer ditën e sotme ekstradimin nga Athina në Greqi drejt vendit tonë të 41-vjeçarit Adriatik Muharremi, banues në Qafë Gjashtë, në Sarandë.
41-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 1999, me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me armë“ në bashkëpunim.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën/Greqi u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Athinë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al