Ekstradohet nga Italia Astrit Gjepali (24 Prill 2001)
Ekstradohet autori i një serial killeri. Personi mes policëve që zbret nga avioni i Albanian Airlines është 33-vjeçari nga Durrësi Astrit Gjepali është tashmë i prangosur dhe në duart e Policisë Shqiptare. Ai është esktraduar nga policia italiane dhe pas dokumentacioneve të plotësuara në mesditë, ai zbriti në Rinas.
Gjepali akuzohet për vrasjen e Luan Plakut, Kajmak Kullolli, Bilal Neza, Gëzim Beqirit dhe Nazim Kopshtit, efektivë të Policisë së Durrësit dhe vrasje të ndodhura në qershor të vitit 1997 në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë.Ndërsa në muajit gusht 1998 ai ka grabitur dhe më pas ka vrarë Astrit Çelën nga Kavaja. Gjithashtu ai akuzohet dhe për vrasje dhe plagosje në Zvicër vepra për të cilat do të përgjigjet në Shqipëri.
Arrestimi i Astrit Gjepalit u bë më 23 shkurt 2001 në Itali dhe nëpërmjet Interpolit ai sot u ekstradua. Autori i shumë vrasjeve, plagosjeve, grabitjeve me dhunë, trafik droge dhe vjedhje bankash, ai është i arrestuari i më me shumë akuzash që policia shqiptare ka prangosur deri tani.Pas izolimit në Komisariatin e Rinasit, Gjepali është dërguar në burgun 313 ku dhe do të presë procesin gjyqësor./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj