Ekstradohet nga Italia i riu i dyshuar si vrasës
Policia shqiptare ka ekstraduar nga Italia një 32-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i një vrasje.
“Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
E.A. alias A.M. dyshohet se është autori i një ngjarjeje të ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri V. D./tvklan.al