Ekstradohet nga Zvicra i dënuari me 20 vjet burg
Dy persona të cilët ishin në kërkim nga autoritetet janë vënë në pranga.
Gjatë ditës së premte u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë të Shkodrës.
Ndalimi i tij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në Tetor të 2013 -ës e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.
Gjithashtu u ndalua Eduard Gjergjvataj, 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau Dejës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në Janar të 2009 – ës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/tvklan.al