Ekuban, i lumtur të qëndrojë tek Partizani
I huazuar nga Chievo Caleb Ekuban, është bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Partizanit. Njeriu gol është i kënaqur me rezultatat e deritanishme të klubit
“Kemi ende për t’u përmirësuar, dhe kjo është një periudhë në të cilën nuk duhet të ndalemi dhe të provojmë të vazhdojmë kështu
”
Ekuban nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit te Partizani edhe pas përfundimit të kontratës në qershor. Zyrtarë të klubit shpresojnë ta mbajnë të paktën edhe për një sezon.
“Në Itali përdorin shpesh shprehjen që futbolli është i çuditshëm. Nuk e di nëse do të jemë pjesë e Partizanit edhe sezonin e ardhshëm, por nëse kjo ndodh do të isha shumë i lumtur. Në lojë kam patur mbështetjen e vazhdueshme të ekipit sidomos të mesfushorëve. Kam patur të paktën 2 raste për gol në çdo ndeshje por kam shënuar vetëm 9 gola pasi mos harroni se edhe kam humbur shumë”.
Caleb Ekuban është nderuar me çmimin lojtari më i mirë i Superligës për muajin dhjetor nga pas anketës së shoqatës “Na bashkoi sporti”.
Tv Klan