Ekuban premton gola të tjerë me Partizanin


Ekuban premton gola të tjerë me Partizanin

12:48 20/10/2016

Ekuban është shfaqur shënues në ndeshjet e fundit me Partizanin. Sulmuesi, i huazuar nga Chievo, ka shënuar 3 gola në dy sfidat që e afruan me Skënderbeun. 22-vjeçari ka një mesazh për ecurinë e kampionatit.

Caleb Ekuban, futbollist i Partizanit:

Shikojmë që ngushtohet diferenca me Skënderbeun dhe e kuptojmë, që tani ka nisur kampionati dhe mund të ndodhë gjithçka.

Ekuban komentoi edhe punën e trajnerëve, Sormani dhe Starova.

Caleb Ekuban, futbollist i Partizanit:

Janë dy trajnerë të zotë, i pari Sormani ishte i pafat, pasi nuk arriti të sillte rezultat me idetë që kishte. Starova dha idetë e tij dhe po i ecën mbarë.

Futbollisti me origjinë ganeze pranon se futbolli në Shqipëri po i pëlqen dhe se nuk do të ishte ide e e keqe të qëndronte më gjatë.

Caleb Ekuban, futbollist i Partizanit:

Jam ndjerë mirë, pse jo, më pëlqen të luaj këtu në Shqipëri. Nuk e prisja këtë futboll, pasi është konkurrues. Këtu janë 3 ose 4 ekipe që luftojnë për titullin, kur erdha më thanë që është vetëm Skënderbeu, por nuk është kështu, pasi shikoj që është edhe Kukësi dhe Tirana.

Ekuban premton gola të tjerë, duke uruar që të jenë më shumë se 10 dhe të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat. Partizani do të luajë me Korabin të shtunën në “Selman Stërmasi”, e para ndeshje e të kuqve në kryeqytet për këtë sezon./ TV KLAN






Të ngjashme