Ekzekutimi i 29-vjeçarit, një tjetër i ndaluar në Vlorë

Vasil Dervishaj, 29-vjeç

Ekzekutimi i 29-vjeçarit, një tjetër i ndaluar në Vlorë

10:00 27/06/2018

Një person është ndaluar nga autoritetet në Vlorës për vrasjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit Qershor.

Burime zyrtare sqarojnë se i ndaluari është Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datë 20 Qershor ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg, për moskallëzim krimi.

Dervishaj u vra më datë 4 Qershor në lagjen ”Pavarësia”. Për ngjarjen u ndaluan 2 persona si bashkëpunëtorë, ndërsa një prej autorëve të dyshuar në vrasje u vetëdorëzua. Autori tjetër i dyshuar vijon të jetë në arrati.

Shkaqet e ekzekutimit të 29-vjeçarit nuk janë ende të qarta.

/tvklan.al






Të ngjashme