Tiranë, ekzekutohet biznesmeni i kromit


Tiranë, ekzekutohet biznesmeni i kromit

15:43 18/01/2014 EKZEKUTIMIEkzekutimi i  biznesmentit 42-vjeçar  Hasan Talja, dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagese. Policia kriminale ka arritur të ngrejë dhe mekanizmin e atentatit dhe ajo çka dihet është se autorët në këtë ngjarje janë 2.

Pista kryesore është ajo e një konkurence në biznesin e kronimit. Zyrtarisht bëhet e ditur se verifikimet për këtë pistë kanë nisur edhe në Burrel. Paraprakisht mësohet se është kërkuar i gjithë dokumentacioni në lidhje më fabriken e kromit e cila mendohet se është drejtuar prej të ndjerit për shume vite në Bulqizë.

Në polici janë shoqëruar më shumë se 10 persona të dyshuar, ndërsa familjarët kanë dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me konfliktet që viktima kishte patur kohët e fundit. Kanë qenë këto dëshmi që i kanë dhënë dhe të dhënat e para hetimit nga ana e policisë e cila e lidh këtë ekzekutim ngushtësisht me biznesin e kromit.

Sipas tyre, kjo ngjarje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e 20 prillit 2013 në Bulqizë, ku mbeti i vrarë Shefqet Shehu si dhe u plagos vëllai i tij. Sipas policisë ngjarjet lidhen me larjen e hesapeve mes grupeve rivale që menaxhojnë mineralet e kromit në Bulqizë.

Të gjitha tabulatet telefonike të viktimës janë kërkuar të administrohen nga policia me qëllim zbulimin e çdo të dhëne që do të çonte deri tek autorët.

Hasan Talja u qëllua disa herë me breshëri kallashnikovi vetëm disa metra larg shtëpise së tij, mbrëmjen e djeshme rreth orës 20 e 50 minuta. Ai banonte në një bllok pallatesh në rrugën Bajram Allaraj pranë rrugës Mihal Grameno.

42-vjeçari vdiq vetëm disa minuta pas atentatit në spitalin ushtarak.





Të ngjashme