Ekzekutimi i Drejtorit të OSHEE dhe biznesmenit, homazhet për ceremoninë e fundit


Ekzekutimi i Drejtorit të OSHEE dhe biznesmenit, homazhet për ceremoninë e fundit

09:14 25/05/2017

Roland Saliu dhe Erven ( Mirvjen ) Hyseni, të cilët u ekzekutuan me kallashnikov mbrëmjen e së mërkurës do të përcillen në banesën e fundit në dy ceremoni të ndryshme mortore.

Të dhënat bëhen me dije nga familjarët e tyre të cilët në afishimin e njoftimit të vdekjes kanë specifikuar dhe oraret.

Për Drejtorin i OSHEE Vlorë, 44 - vjeçarin Roland Saliu, pas homazheve në lagjen "29 Nëntori", ceremonia e varrimit do të kryhet në orën 14.00.

Ndërsa për biznesmenin Erven Hyseni homazhet do të mbahen banesën e tij në lagjen "H. Çakerri", ndërsa ceremonia e varrimit do të kryhet në orën 15.00.

Pavarësisht punës intensive që po bëhet nga policia e qarkut Vlorë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit ende nuk ka asnjë të dhënë rreth tyre. /tvklan.al

 

 

 

 

 

 

 





Të ngjashme