Ekzekutimi në Tiranë, Afrim Begalla nga paratë e falsifikuara tek borxhet në biznes


Ekzekutimi në Tiranë, Afrim Begalla nga paratë e falsifikuara tek borxhet në biznes

23:30 14/02/2018

Afrim alias Memli Begalla, 64-vjeçari i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në një atentat mafioz në Tiranë, sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndryshuar emrin në vitin 2013-të.

Ai është babai i dy djemve dhe një vajze, si dhe pronar i disa subjekteve private në fushën e turizmit, ndërtimit, etj.

64-vjeçari u ekzekutua me armë nga persona të pa identifikuar, në një tunel në rrugën "Nikolla Tupe".

Dyshimet e para janë se biznesmeni mund të jetë vrarë për shkak të borxheve.

Vendimi/ Afrim Begalla u dënua me 6 vite burg për 5 mijë dollarë të falsifikuara 

"Nga aktet e ndodhura në dosje ka rezultuar se i gjykuari Afrim Begalla, më datë 20.12.1998 ka shkuar tek tregu i valutës së qytetit Tiranë për të këmbyer një sasi dollarësh, të cilët kanë dalë se ishin të falsifikuar. Ai fillimisht ka pyetur në lidhje me kursin e këmbimit dhe më pas ka rënë në marrëveshje me Agim Mertiraj që të blente nga ky i fundit dollarë. Kambistët me të cilët bisedoi krijuan besim tek ai, se do të blinte dollarë dhe për këtë ishte në pritje të lekëve. I gjykuari pasi kishte vënë në dorë 5000 $ nga i dëmtuari Agim Mertiraj i kthen këtij të fundit 5000 $ të falsifikuara “për shkak se nuk i sollën lekët personat që ai priste”.  Sapo është larguar nga vendi ku u krye veprimi i këmbimit i gjykuari, të dëmtuarit konstatuan së dollarët që ai (i gjykuari) ju kishte dhënë ishin të falsifikuara. Në këto kushte ato i janë vënë në ndjekje dhe e kanë kapur dhe të gjykuarit i janë gjetur 5000 $.

Për sa më sipër, gjykata ka deklaruar fajtor dhe dënuar Afrim Begallën, për veprën penale të vënies në qarkullim të monedhave të falsifikuara, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Pretendimet e paraqitura në rekursin e të gjykuarit pjesërisht qënd

rojnë e duhet të merren në konsideratë, ndërsa përsa i përket faktit se ai nuk e ka kryer veprën është pretendim i pabazuar e në kundërshtim me të gjitha aktet e ndodhura në dosje, për rrjedhojë ky i fundit nuk duhet t’i merret në konsideratë. Gjykatat konform kërkesave të neneve 151 e vijues të K.Pr.Penal kanë shqyrtuar një numër të konsiderueshëm provash gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të ndryshohet lidhur me masën e dënimit. Në caktimin e dënimit për të gjykuarin Afrim Begalla duhet të ishte zbatuar neni 183 i ndryshuar me ligjin nr. 8733 date 24.1.2001, i cili në kuptim të nenit 3 të Kodit Penal, është më i favorshëm për të gjykuarin Afrim Begalla".

Dhjetor 2009/ Afrim Begalla dhe djali i tij Lili Begalla rrëmbejnë të bijën/motrën, por arrestohen në Bari të Italisë.

64-vjeçari Afrim Begalla dhe djali i tij, Lili Begalla, sipas mediave italiane, në vitin 2009 rrëmbyen Ludmilla Begallën (vajza e Afrim Begallës), pasi ishin kundër martesës së saj me një kosovar. Në një artikull të botuar më 11 Dhjetor të 2009-ës,

"La Gazzetta del Mezzogiorno"

shkruan:

"Dy shtetas shqiptar, babë e bir të një 27-vjeçareje të premtuar për martesë, e detyruan atë me forcë që të hipte në një makinë dhe nga një qytet i panjohur i Zvicrës arritën në Bari, me qëllim që të ktheheshin në Shqipëri. Por në këtë moment autoriteteve italiane u mbërriti një kërkesë ndërkombëtare ndalimi dhe rrëmbyesit u ndaluan dhe u arrestuan. E reja u nis për në Zvicër, ku punon në një agjenci udhëtimi". 

Vajza mësohet se ishte mbajtur pa dëshirën e saj për të paktën 3 ditë.

/tvklan.al






Të ngjashme