Ekzekutohen duke ngrënë dy oficerë
Dy sherifë u vranë të enjten pasi një burrë i qëlloi nga dritarja e një restoranti në Florida të SHBA-ve.
Rreshteri Noel Ramirez dhe Zëvendësi Taylor Lindsey ishin duke ngrënë në restorantin Ace China në Trenton, një qytet i vogël rreth 30 milje në perëndim të Gainesville kur u qëlluan për vdekje, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Gilchrist. “Të dy heronjtë tanë ishin ulur për të ngrënë ndërsa ishin në detyrë”, tha Sherifi i Qarkut Gilchrist Bobby Schultz. “Nuk ka pasur ndonjë çështje kriminale që lidhej me ta dhe asnjë shqetësim”. Autori, i cili u identifikua si John Hubert Highnote, 59 vjeç, i gjuajti dy burrat pa pritur nga jashtë restorantit. Ai më pas u gjet i vdekur në ambientet e jashtë biznesit./tvklan.al