Ekzekutohen pranë stadiumit trajneri dhe presidenti i Klubit Tomorri (13 Maj 2000)
Kishte vetëm 30 minuta që po shijonte ngjarjen më të rëndësishme në historinë e futbollit të Tomorrit të Beratit por disa të shtëna pistolete i kanë marrë jetën Presidentit të këtij klubi Ardian Çobo. Ekipi i qytetit të vjetër fitoi sot pasdite 1-0 me Partizanin duke u barazuar me pikë në krye të renditjet të kampionatit kombëtar të kategorisë së parë me ekipin e Tiranës.
Plumbat e armëve të zjarrit pas atentatit në një lokal përballë stadiumit Dinamo i kanë marrë jetën dhe gjyqtarit të këtij takimi Luan Zylfo dhe kanë plagosur gjyqtarin tjetër të futbollit Albano Janku. Ngjarja sipas burimeve zyrtare të policisë ka ndodhur rreth orës 18:00 në një nga baret e Tiranës së Re në një nga rrethinat e stadiumit.
Autori ngjarjes , policia arrestoi një orë më vonë 33 vjeçarin Alfred Çela, banor i kryeqytetit. Presidenti Çobo njihej dhe thirrej me pseudonimin Zhaku ka vdekur në vend nga plagët e marra. Ai ka qënë i dënuar më parë për një vepër penale. Ndërkohë që fillimisht në vendngjarje gjytarët Zylfo dhe Janku u dërguan urgjentisht në spital.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, Zylfo nuk i ka rezistuar dot plagëve dhe është ndarë nga jeta. Ndërkohë sipas burimeve nga Spitali Ushtarak dhe Ministria e Rendit Janku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po riaftësohet pas plagës së marrë. Njëri nga të akuzuarit Çela u arrestua një orë pas atentatit, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim një person tjetër. Si pista të mundshme të vrasjes së presidentit të klubit, policia e ka vënë për shkak të këtij posti por nuk përjashton dhe vrasjen për hakmarrje./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori