Ekzekutohet bosi transeksual i mafias
Një bos transeksual i mafias, i cili prej 3 ditësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vrarë në Napoli.
41 – vjeçari Giovanni Arrivoli, u gjet gjysmë i varrosur në një kanal. Ai ishte qëlluar 3 herë, me dy plumba në kokë, që sipas policisë, tregon se është vrasje e stilit ‘ekzekutim’.
Arrivoli, i cili kishte lindur femër, iu nënshtrua operacionit për ndryshimin e gjinisë dhe mësohet se ishte një prej kokave të familjes kriminale Pagato Amato.
Ai ishte raportuar i humbur nga e dashura e tij, me të cilën planifikonte të martohej.
Sipas mediave fqinje, që citojnë policinë, përpara se të ekzekutohej, Arrivoli ishte torturuar dhe detyruar që të ulej në gjunjë.
Disa nga pistat e hetimit të policisë janë vrasja nga rivalët dhe prishja e pazareve të drogës./tvklan.al