Ekzekutohet çifti shqiptar në Maqedoni dhe vajza e tyre 14-vjeçare


Ekzekutohet çifti shqiptar në Maqedoni dhe vajza e tyre 14-vjeçare

08:50 27/08/2018

Një familje shqiptare në Maqedoni është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Mediat maqedonase shkruajnë se është shuar e tërë familja Pocesta, që kishte shkuar nga Italia me pushime në Maqedoni.

Viktimat janë Amid Pocesta 55 vjeç, bashkëshortja Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre e mitur Anila Pocesta 14 vjeç. Autorët e këtij krimi makabër nuk dihen. Po kështu edhe shkaqet e rrethanat e ngjarjes.

Policia maqedonase ndodhet në vendngjarje për të mbledhur prova, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e vrasësve.

/tvklan.al






Të ngjashme