Ekzekutohet efektivi FNSH së Shkodrës


Ekzekutohet efektivi FNSH së Shkodrës

12:04 05/12/2020

Xhulio Prela u qëllua me pistoletë në makinën e tij

Ka qenë ora 2 e 20 minuta e të shtunës, kur policia mori një telefonate për një makinë që kishte dalë nga rruga, në Gujash, në autostradën Lezhë-Milot. Por nuk ishte aksident. Brenda saj gjendej i vrarë me arme zjarri një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Xhulio Prela, 26 vjeç, kishte mbetur viktime e një atentati, mbi dinamiken e së cilës po hidhet drite orë pas ore nga hetimet e policisë dhe prokurorisë.  Tre plumba pistolete e kanë prekur te riun, njëri prej të cilëve vdekjeprurës, pasi i ka prekur zemrën.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë qëlluar nga një tjetër makinë në lëvizje. Por nuk përjashtohet mundësia që atentatori t’i ketë dalë përpara në rruge dhe t’i këtë bërë shenjë të ndalojë.  Ky variant, ngre dyshime se ai mund të ketë pasur njohje me vrasësin. Ekspertiza vërtetoi se efektivi i FNSH-së është qëlluar nga një distance e afërt.

Xhulio Preja jetonte në Tiranë. Familjarët e tij thanë se ai ishte duke u kthyer nga Shkodra, ku kishte çuar një mikun e tij që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit. Në polici deklaruan se nuk kanë pasur hasmëri, por raportuan një konflikt që djali i tyre kishte pasur pak vite më parë kur punonte në Policinë e Lezhës.

Policia po verifikon të shkuarën e efektivit te FNSH-se, ndërsa po këqyren edhe dhjetëra kamera sigurie te bizneseve përgjatë rrugës që ka përshkruar 26-vjeçari.

Në Lezhë, për të kryer kontrolle kanë zbarkuar forcat RENEA. Deri tani janë shoqëruar 15 persona, por asnjë nuk është ndaluar.

Tv Klan






Të ngjashme