Ekzekutohet “Kazanova shqiptar”, Arben Tollia


Ekzekutohet “Kazanova shqiptar”, Arben Tollia

09:24 27/05/2014 Arben-TolliaArben Tollia 55 vjeç, i njohur ndryshe si “Kazanova” shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri pak metra larg banesës. Persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë, duke e qëlluar me një breshëri automatiku.

Ngjarka ka ndodhur mbrëmjen e kaluar  në komunën Xhafzotaj, përpara shkollës 9-vjeçare, zonë në të cilën viktima  banonte.

Paraprakisht policia e lidh vrasjen për motive hakmarrje për shkak të precedentëve të shumta penal që viktima kishte. Arben Tollia, i divorcuar, ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burg për veprat penale të perdhunimit e mashtrimit, ndërkohë që me 11 maji ai u lirua, pasi përfitoi nga amnistia.

Nisur nga dëshmitarë në vendngjarje policia bën me dije se në ekzekutimin e Tollias kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, të cilët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar me një automjet.

Grupi hetimor ka mbledhur në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja, si dhe celularin e viktimës, i cili në kohën që është qëlluar e mbante në dorë.

55-vjeçari i cili pretendonte se kishte patur 370 të dashura mes tyre dhe personazhe publike, gjatë kohës që doli me 5 ditë leje nga burgu "me leje shpërbyese", u denoncua edhe nga një 30-vjeçare për përdhunim nëpërmjet mashtrimit.

Tv Klan





Të ngjashme