Ekzekutohet një i ri në Fier – (17 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ekzekutohet me plumb në kokë një 18 vjeçar në Fier. Sot në mesditë, në vendin e quajtur stacioni i Patosit është qëlluar disa herë me një pistoletë TT mbi një të ri. Një prej plumbave e kap atë në kokë, duke e lënë të vrarë në vend. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Fierit, të cilët kanë bërë dhe rrethimin e zonës. Viktimës nuk i është gjetur asnjë dokument me vete, duke mbetur ende i paidentifikuar.
Aksioni i policisë së Fierit, ka vazhduar me prangosjen e tre personave të dyshuar si autorë të atentatit. Sipas burimeve të policisë së Fierit, njërit prej tyre i është kapur dhe një pistoletë. Vrasja e sotme në Fier, vjen vetëm dy javë pas vrasjes së tre pjesëtarëve të familjes Shehaj, brenda në shtëpinë e familjes Arapi./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj