Ekzekutohet “vampiri”, kishte vrarë mbi 200 persona
Një vrasës serial, i mbiquajtur “vampiri” është ekzekutuar nga forcat e policisë në Nigeri.
36 – vjecari Henry Chibueze ishte përgjegjës për vrasjen e më shumë se 200 personave, në një fushatë monstruoze rrëmbimesh e vrasjesh, që nisi qëkur ai ishte 11 – vjeç. Siç shkruan“DailyMail”,
pas ekzekutimit, trupi i tij u parakalua nëpër rrugë, teksa turmat e njerëzve u mblodhën për të parë. Mes viktimave të këtij vrasësi të pa mëshirshëm përfshihej një ish e dashur. Ai e ekzekutoi atë dhe 6 fëmijët e saj teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Lagos. [caption id="attachment_261567" align="aligncenter" width="705"] Henry Chibueze[/caption] Chibueze ishte vënë në pranga nga policia, por arriti të arratisej në Janar me ndihmën e anëtarëve të bandës së tij famëkeqe. Ai u fsheh në jug të vendit, por autoritetet arritën ta gjenin. E gjatë tentativës për ta kapur, mes tij dhe policisë pati shkëmbim zjarri, që përfundoi me vrasjen e “vampirit”. Përpara se ta merrnin trupin e tij zvarrë nëpër rrugë, oficerët e policisë e vendosën atë sëbashku me anëtarët e tjerë të bandës pranë njëri – tjetrit.“Terrori, frika dhe ankthi që ishte shkaktuar nga arratisja e vampirit tashmë i përket së shkuarës”
, u shpeh një zyrtar i policisë./tvklan.al