Ekzekuton nënë e bijë në mes të Tiranës. Shkak, shkëputja e marrëdhënies me të miturën (28 Mars 2001)


Ekzekuton nënë e bijë në mes të Tiranës. Shkak, shkëputja e marrëdhënies me të miturën (28 Mars 2001)

15:03 28/03/2001

Nënë e bijë vriten në mes të ditës nga ish i dashuri i vajzës. Mbarime dhe Alda Canaj 46 dhe 16 vjeç janë qëlluar sot rreth orës 14:00 për vdekje me plumba pistolete para Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre. Pikërisht në këtë vend, nënë e bijë kanë dhënë shpirt pas plagëve të rënda. Policia e Tiranës me të mbërritur në vendngjarje ka bërë ekspertizat e para ndonëse viktimat kanë mbërritur në morg.

Nuk kanë vonuar policët kryeqytetas dhe kanë bërë të njohur autorin e vrasjes. Ai është 27-vjeçari Marjan Rroku, ish i dashuri i viktimës 16-vjeçare nxënëse në Lice, fotografia e të cilit tashmë është shpërndarë në të gjitha komisariatet e policive në vend. Mësohet se Rroku është oficer i Shërbimit Informativ dhe arma vrasëse tip TT është pikërisht e këtij institucioni.

Aktualisht vrasësi nënë e bijë nuk është kapur ende dhe po kërkohet nga Komisariati 2 i Tiranës. Shkaku i vrasjes ishte prishja e dashurisë nga viktima 16-vjeçare dhe për hakmarrje ai kreu vrasjen e dyfishtë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme