“El Clasico” më e shtrenjtë, nesër në fushë 1.5 miliardë Euro


“El Clasico” më e shtrenjtë, nesër në fushë 1.5 miliardë Euro

23:15 22/12/2017

Të shtunën e 23 Dhjetorit  gjithë sytë e botës do të përqëndrohen në ‘Santiago Bernabeo’. Kampionët në fuqi të Real Madrid do të presin Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll. Kjo është parballja  e 175 mes tyre dhe cilësohet  si sinonim i emocionit, spektaklit dhe golave. Në total janë shënuar 561 të tillë.

‘El Clasioc’ e parë e kampionatit që do të luhet nesër në orë 13.00 i gjen dy ekipet të distancuara nga njëra-tjetra. Katalanasit kryesojnë renditjen  me 41 pikë, ndërsa rivalët ndodhen në vendin e 4 me 31 pikë, por kanë një ndeshje më pak.

Kjo do të jetë një betejë mes dy lojtareve që kanë dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në kuotë të barabartë golash për vitin 2017 me nga 53.

Statistikat flasin për argjentinasin, por Ronaldo ka treguar se në ndeshjet vendimtare është gjithmonë aty.

Tekniku Ernesto Valverde pret për fitoren e parë pasi dy ndeshjet e supërkupës  doli me kokën ulur.

Ndër të tjera ky pritet të jetë ‘El Clasico’ më i shtrejnë në histori, pasi vlera e futbollistëve të të dyja skuadrave në total shkon deri në 1 miliardë e 450 milionë Euro.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme