“El Clasico” rekord shikueshmërie
Megjithëse u luajt në orën 13:00, El Clasico prodhoi një rekord shikueshmërie në të gjithë botën. Për shkak të numrit të lartë të shikuesve në vendet e lindjes, ndeshja u vendos të luhej në mesditë. Vlerësohet një shifër afro 650 milionë në nga 180 vende ku nuk ka munguar edhe interesi në rrjetet sociale në internet. Vetëm në ditën e ndeshjes, ka patur të paktën 25 milionë persona që flisnin për të në Facebook.
El Clasico është kthyer në ndeshjen thuajse më të rëndësishme sa i takon kampionateve. Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë ndjekur emicionet e pasndeshjes. Futbolli prej kohësh është kthyer në bisnes, jo më kot Barça dhe Real mund t’i lejojnë vetes të paguajnë Messi dhe Ronaldo.
Tv Klan