Elbasan, aktivitete sportive – (22 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Trupat e Natos, kosovarët dhe të rinjtë elbasanas në një kampionat sportiv. Komanda e Natos, kisha Katolike si dhe Bashkia Elbasan ideuan dhe filluan të vënë në jetë organizimin e një aktiviteti të veçantë sportiv. Së bashku ata menduan të pagëzojnë me emrin “Kupa Miqësia”.
Aktiviteti përfshin ndeshje futbolli, basketbolli, volejbolli, shahu etj. Në këtë aktivitet marrin pjesë dy ekipe të kosovarëve të strehuar në Elbasan, tre ekipe të ushtarëve të Natos po aty si dhe dy ekipe të të rinjëve elbasanas. Në ndeshjet e para të zhvilluara në fushën e vjetër sportive u takuan, Nato nr.1 – ekipi i të rinjve të kishës Katolike, e cila përfundoi me rezultatin 2-0, dhe Nato nr.2 me po të rinjtë e kishës Katolike që përfundoi me fitoren e elbasanasve.
Ndërkohë në Pallatin e Sportit “Tomorr SInani” u zhvilluan ndeshjet për femrat e basketbollit dhe volejbollit. Finalja për meshkuj do të organizohet më 26 Qershor në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të qytetit ku do të jepet dhe kupa. Vlen të përmendet se binte në sy tifozlliku i Natos që mbështetën kolegët e tyre.
SIpas kapitenit francez Oliver Maine aktiviteti në fjalë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e të rinjve ushtarë për vendin dhe kohën në të cilën u zhvillua/tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj