Elbasan, arrestohet ish drejtori i Policisë Ndërtimore Robert Rrapo (22 Maj 1999)


Elbasan, arrestohet ish drejtori i Policisë Ndërtimore Robert Rrapo (22 Maj 1999)

13:16 22/05/1999

Arrestohet drejtori i Policisë Ndërtimore të Elbasanit. Mbrëmë me një fletë arresti në dorë, policët e Komisariatit në Elbasan kanë arrestuar Robert Rrapon. Vetëm një ditë më parë ne transmetuam një kronikë ku vetë shefi i Policisë Ndërtimore Rrapo akuzonte KRT-në e këtij rrethi për mashtrim dhe lojë të dyfishtë. dërsa sot ai ndodhet i arrestuar në qelitë e Komisariatit Elbasan

Sipas Prokurorisë së Elbasanit Rrapo akuzohet për shpërdorim detyre dhe marrje rryshfeti. Banorët kanë depozituar akuzën e tyre se ish kreu ka kërkuar para në këmbim të mos prishjes së pronave të tyre. Sipas banorëve ai ka lënë pa prishur kioskat e disa të afërmve të tij nga të cilat ka marrë rryshfete.

Duke u nisur nga këto akuza, Prokuroria e Elbasanit vendosi arrestimin e tij dhe përcjelljes shumë shpejt të çeshtjes në Gjykatë. Ndërsa 24 orë më parë ai akuzonte, sot ish drejtori i policisë ndërtimore Robert Rrapo është i akuzuar dhe i arrestuar./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme