Elbasan, banorët e fshatit Gracen dorëzojnë vullnetarisht armët (25 Tetor 2000)


Elbasan, banorët e fshatit Gracen dorëzojnë vullnetarisht armët (25 Tetor 2000)

12:55 25/10/2000

Projekti “Armët në këmbim të zhvillimit” ka bërë që fshatarë të Gracenit në Elbasan të organizohen në dorëzimin vullnetar të armëve në një ceremoni ku merrnin pjesë mjaft të ftuar nga trupi diplomatik dhe nga qeveria shqiptare. Në shkëmbim të armëve në komunën e Gracenit dhurohet një ndihmë prej 480 mijë dollarësh për ndërtimin e rrugëve, shkollës dhe ujësjellësit në Gracen. Në këtë ceremoni u dhanë dhe certifikata si dhe tituj nderi për përfaqësues të Agjensisë së Ndihmës dhe Rehabilitimit që financojnë këtë program./tvklan.al






Të ngjashme