Elbasan, Fabrika e Çimentos – (29 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rifillon puna në Fabrikën e Çimentos në Elbasan. Më në fund finalizohet me sukses firmosja përfundimtare e kontratës kolektive të punës si dhe rritja e rrogës në masën 35%. Sindikata e minatorëve të Shqipërisë me president Gëzim Kalanë e kanë arshivuar këtë arritje si një sukses të pa diskutueshëm të kësaj sindikate.
Ndërkohë sipas zv/drejtorit të fabrikës Josef Habi Kabil rritja e pagës ishte parashikuar nga pala Libaneze në një kohë të mëvonshme. Sipas zv/drejtorit Kabil kërkesa e punonjësve për rritjen e pagës në masën 250% ishte një absurditet financiar. Tani 243 punonjës të fabrikës kanë rifilluar normalisht punën duke përfituar rritjen e pagës në masën 35% dhe kontratën kolektive të punës.
Zv/drejtori Kabili paraqet të shkëlqyer të ardhmen e fabrikës. Ne tani ndodhemi në fazën e tenderit ndërkombëtar me një efekt financiar prej 50 milion dollarësh për ndërtimin e furrave të reja pas një teknologjie të avancuar bashkohore për prodhimine çimentos.
Këto furra në fazën e parë do të prodhojnë 500 mijë ton çimento dhe në fazën e dytë një million ton çimento në vit. Firma libaneze SIEMN është një firmë ndërkombëtare me më shumë se pesë mijë punonjës në 22 vënde të botës. Filiali i saj në Durrës tani importon çimento nga jashtë, pasi kërkesat në tregun shqiptar për çimento janë të mëdha./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj