Elbasan, fëmijët kosovarë ngurojnë të shkojnë në shkollë (13 Maj 1999)


Elbasan, fëmijët kosovarë ngurojnë të shkojnë në shkollë (13 Maj 1999)

12:30 13/05/1999

Fëmijët kosovarë të strehuar në Elbasan ngurrojnë të futen në shkollë. Sipas Drejtorisë Arsimore të Elbasanit mbi pesë mijë fëmijë kosovarë presin të ulen në Qershor në bankat e shkollës, por deri tani vetëm 30%e tyre kanë pranuar të ndjekin mësimet në shkolla verore.

Tek prindërit ngurrimi për t’i regjistruar në shkollë fëmijët ka ardhur si shkak i një propagandimi keqdashës të banorëve të ndryshëm elbasanas që i kanë thënë kosovarëve se mund t’i rrëmbejnë fëmijët e tyre. Frika e rrëmbimit të fëmijës dhe përfundimi i tyre kushedi se ku i ka nguruar kosovarët të marrin një hap të tillë siç është arsimimi i mëtejshëm i fëmijëve të tyre.

Ndërkohë që regjistrimi vazhdon Policia e Elbasanit ka garantuar jetën dhe shëndetin e nxënësve kosovarë. Në fakt në Elbasan nuk është shënuar asnjë tentativë grabitje. Në dispozicion të nxënësve kosovarë zyrtarët lokalë elbasanas kanë vënë shkollat dhe mjetet e transportit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme