Elbasan, festa e Pavarësisë (28 Nëntor 1999)
Banorët elbasanas sot janë mbledhur në sheshin e qytetit, para bustit të patriotit Aqif Pashë Elbasani i cili 87 vjet më parë ngriti flamurin në Elbasan dhe më pas ditën e 28 Nëntorit shoqëroi Ismail Qemalin në ngritjen e flamurit në Vlorë. Përfaqësues te Bashkisë, Prefekturës, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë kanë festuar nën tingujt e bandës frymore, ditën e Pavarësisë. Pas homazheve në bustin e Aqif Pashës, në Teatrin “Skampa” festa ka vazhduar me një koncert të këngëtarëve elbasanas. Të mbledhur nga Shoqata Elbasanit, të ftuarit kanë mbyllur festën e Pavarësisë me një koktej./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj