Elbasan, gjyqi i Mandelës – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një dënim me vdekje me pushkatim, dy burgime të përjetshme dhe 135 vjet burg për bandën e Madelës. Sot paradite pas maratonave të seancave gjyqësore është lexuar vendimi i trupit gjykues të këtij procesi i kryesuar nga Ilir Pashai. Për 13 anëtarët e bandës së Eduard Peqinit, i mbiquajturi Mandela, janë dhënë këto vendime:
Për kapobandën pushkatim, për Vladimir Peqinin dhe Blerim Xheja, burgim i përjetshëm, Për Astrit Peqinin 25 vjet heqje lirie, për Ramazan Lushkjari 20 vjet, Dritan Lami 18 vjet, Sokol Rexhepi 17 vjet, Agron Peqini 13 vjet, Luan Peqini 16 vjet, Armand Aliu 8 vjet, Shpëtim Peqi 7 vjet dhe Bujar Peqini 3 vjet e pesë muaj.
Për pesë anëtarët e bandës përfshi dhe vetë Mandelën ky vendim është dhënë në mungesë. Të dënuarit sipas këtij vendimi kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Është vendimi i parë në Shqipëri që deklaron fajtor pjestarët e një bande që akuzohen për ngjarjet e parnëverës ’97. Të afërmit e tyre kanë protestuar për këto vendime që sipas tyre janë tepër të ashpra, por nuk ka qenë i këtij mendimi trupi gjykues kryesuar nga Ilir Pashai./tvklan.al