Elbasan, i vihet flaka makinës së pedagogut
Makina e një pedagogu në Universitetin e Elbasanit është djegur me lëndë djegëse gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas policisë, makina e 61-vjeçarit me iniciale A.H. është djegur teksa ishte e parkuar para derës së banesës së tij në Lagjen “Qemal Stafa”.
Grupi hetimor vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al