Elbasan, institucionet kulturore – (16 Gusht 1999)


Elbasan, institucionet kulturore – (16 Gusht 1999)

10:54 16/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Elbasani rrezikon të humbas institucionet kulturore. Ish-pronarët kërkojnë kompensim ose godinat e tyre. Djepi i dijes dhe kulturës në Shqipëri Elbasani, rrezikon të humbas institucionet e pakta kulturore që i kanë mbetur këtij qyteti. Godinave kryesore siç janë Teatri Skampa, Galeria e Arteve e Muzeut Etnografik, si dhe Shtëpia e Kulturës, ju kanë dalë të zotët e tokës.

Deri më tani institucione të tilla kanë mbijetuar vetëm falë ndihmesës simbolike të dhënë nga bashkia dhe këshilli i rrethit të Elbasanit. Është premtuar që në vitin 1996 se do të ndihmoheshin nga shteti duke i dhënë para buxhetit të shtetit, por asgjë nuk është bërë ende. Ndaj pronarët me të drejt kërcënojnë se në rast moskompensimi do të pushtojnë ndërtesat pronë e tyre. Teatri Skampa duhet ti japë një qera mujore ish-pronarit një shumë prej 80 mijë lekësh të reja.

Në Galërinë e ARteve ndodhen 275 punime origjinale me vlera të rralla për qytetin të cilat rrezikojnë të mos ekspozohen më kurrë. Ndaj janë njoftuar organet kompetente nga drejtori i kulturës për këto kërcënime por deri tani nuk kanë ndryshuar asgjë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme