Elbasan, invalidët lihen në mëshirë të fatit (17 Dhjetor 2000)
600 invalidë të punës në qytetin e Elbasanit dhe 3000 të tjerë në shkallë prefekture flaken në mëshirë të fatit. Përpjekjet e shoqatës me të njëjtin emër janë maksimale, por ata vetë dhe anëtarët e shoqatës kanë mbetur të zhgënjyer. Drejtuesit e kësaj shoqate sqyarojnë se atyre që kanë lënë dhe pjesë të trupit për këtë vend, u takon ndihma financiare dhe humanitare.
Në zyrat e ndihmës sociale në bashki, 600 invalidët e punës dhe 30 të tjerë të luftës duhet të ishin të parët që përfitonin ndihmën. Edhe ata që përkujdesen për invalidët nuk përfitojnë asgjë. Invalidët e punës diskriminohen në udhëtim, farmaci dhe në çdo sektor të aktivitetit njerëzor.
Invalidët për të mbijetuar duhet të shtrijnë dorën për të lypur duke i vrarë kështu edhe me fort në shpirt dhe duke shtypur dinjitetin e tyre./tvklan.al