Elbasan, investimi gjerman për kompleksin e njerëzve në nevojë – (9 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një fond prej një milion markash dhënë nga krahina e Valhanjit në Gjermani, po shpenzohet për ngritjen e një kompleksi në ndihmë të jetimëve dhe të braktisurve në qytetin e Elbasanit. Në një sipërfaqe prej pesë mijë metrash katror, në disa ndërtesa do të trajtohen përveç jetimëve dhe të braktisurve edhe pleqtë në një azil, si dhe do të ngrihet shumë shpejt një shkollë profesionale dhe një poliklinikë.
Që nga viti 1994, shoqata “Ndihma e Valhanjit për Shqipërinë”, trajton me ushqim 90 fëmijët më të varfër të qytetit të Elbasanit dhe 50 pensionistë. Ndërsa brenda kompleksit, janë ngritur tre reparte të mëdha, ku 100 adoleshentë të qytetit, po trajtohen për përpunimin e drurit, riparimin e makinave dhe rrobaqepësi./tvklan.al