Elbasan, Kisha Ortodokse – (3 Nëntor 1999)


Elbasan, Kisha Ortodokse – (3 Nëntor 1999)

21:37 03/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sherr midis Kishës Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan dhe Autoqefalisë Greke. Gjithçka ka ndodhur para datës 8 Nëntor 1995 kur një pjesë e komunitetit ortodoks në lagjen Kala ka kërkuar që mesha në Kishë të mbahej nga priftërinj ortodokse shqiptarë në gjuhën shqipe. At Nikoll Marku administrator aktual i Kishës Shën Mëri, shpjegon se që nga ajo kohë ka filluar një proces hetimor që tashmë i takon ta zgjidhë Gjykata e Kasacionit.

Autoqefalia sipas At Nikoll Markut, kërkon të marrë në administrim shkollën “Kostandin Kristoforidhi” që ndodhet në një oborr me Kishën. At Nikoll Marku shpjegon se përderisa Kisha Ortodokse “Shën Mëri” Elbasan u bë pronë e ortodoksve shqiptarë, Autoqefalia kërkoi të marrë shkollën që më vonë të helenizonte dhe kishën. Në fakt Kisha dhe Shkolla janë ndërtuar mbi varrezat e lagjes Kala. Shkolla u ndërtua në vitin 1736-1740, ndërsa kisha filloi në vitin 1826 dhe përfundoi në vitin 1823.

At Nikolla shpjegon se në bodrumin e kishës ka me mijera skelete të grumbulluara në qafën e të cilëve ndodhet medalioni identifikues. Për ndërtimin e Kishës në atë kohë ju kërkua leje portës së lartë të Stambollit dhe vëtë Sulltani lejoi ndërtimin e kishës me një kusht që ajo të ishte më e ulët se kulla e sahatit.

Kisha dhe Shkolla u ndërtuan me kontributin e vetë banorëve të lagjes. Simbiozë e institucioneve fetare është arsimore e politike në lagjen Kala historikisht është për tu admiruar mirpo problem mbi pronësinë e tyre duket se do të jetë një mollë sherri për  shkak të interesave që i përkasin të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame.






Të ngjashme