Elbasan, mësuesit duhet të pajisen me librezë shëndetësore (17 Shtator 2000)


Elbasan, mësuesit duhet të pajisen me librezë shëndetësore (17 Shtator 2000)

12:04 17/09/2000

1800 mësues të rrethit të Elbasanit janë detyruar të plotësojnë librezën shëndetësore përpara se të fillojë viti i ri shkollor. Libreza shëndetësore e çdo mësuesi kupton paraqitjen e tyre për çdo vit te mjeku i lagjes, tek doktori i sëmundjeve të lëkurës dhe tek dispanseria ose më saktë radioskopia e mushkërive.

Në realitet ndodh që mjekët e të treja këtyre rangjeve ai i përgjithshëm, i lëkurës dhe i dispanserisë të hedhin firmat pa i kontrolluar fare pacientët mësues, por dhe nëse do të ndodhte e kundërta, pra kontrolli i njëpasnjëshëm i mësuesve, arsimtarët do të ishin të gjithë dakort.

Për shembull kontrolli i përvitshëm në aparatin e radioskopisë do të shkaktojë bombardime të panevojshme në organizmin e mijëra mësueve. Bombardimi i panevojshëm me rreze X ndikon dhe tek 30 apo 40 nxënësit që çdo mësues mëson për çdo vit në klasat e tyre. Prandaj në realitet firmosja e librezave në dispanseri është thjesht një procedurë false./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme