Elbasan, NATO dhe MSU takime me të ardhurit nga Kosova (23 Qershor 1999)
Forca të MSU që janë në përbërje të trupave të NATO-s AFOR janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë duke ndërmarrë një fushatë sensibilizuese në kampingjet e të ardhurve kosovarë. Grupe të MSU kanë qënë dje në kampingjet e Elbasanit.NATO ka përcaktuar si të pastabilizuar situatën në Kosovë, ju thanë përfaqësuesit e kësaj force, të ardhurve kosovarë.
Përderisa në Kosovë ka fusha të tëra me mina të pakontrolluara, NATO ju kërkon të ardhurve kosovarë të mos nguten për t’u rikthyer në Kosovë. Forcat e MSU ju kanë shpjeguar kosovarëve në kampingun e Labinot Fushës në Elbasan se është çmenduri të vdesësh tani kur Kosova është e lirë. Por ndërkohë shumë familjarë që janë bashkuar në Kosovë, janë po ata që u thonë të afërmëve që duhet të presin./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj