Elbasan, ndalohen fermerët që shesin qumësht nga lopët me turbekuloz – (11 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Luftë kundër akulloreve të dyshuara me turbekuloz. Shërbimi veterinar dhe bashkia e qytetit të Elbasanit ka ndërmarrë një fushatë kontrolli për parandalimin e shitjes në treg të qumështit që dyshohet se vjen nga lopë të sëmura me turbekuloz. Si shkak për ndërmarrjen e kësaj iniciative, ka shërbyer identifikimi i dhjetëra vatrave me turbekuloz, kryesisht në lopë nga gjurmimi i përvitshëm i sëmundjes.
Sipas ligjit mbi shërbimin dhe inspektoratin veterinar, gjedhët e prekur nga sëmundja infektive e turbekulozit duhet të eliminohen me anë të therjes. Për këtë fermerët kompensohen nga shteti, shumë e cila nuk arrin asnjëherë çmimin real të lopës. Megjithëse fermerëve u është bërë e ditur të tregtojnë qumësht nga këto lopë, ata nisur nga faktor ekonomikë, sërish zbresin në qytet për të shitur bulmet.
Prodhuesit e akulloreve e përdorin qumështin në proces pa e zier më parë atë. Pasojat ndihen mbi konsumatorët sidomos tek fëmijët e vegjël, që janë dhe frekuentuesit e rregullt të akulloreve gjatë verës./tvklan.al