Elbasan, nis projekti i grumbullimit të minave – (11 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në Mjekës të Elbasanit, ka filluar projekti i grumbullimit të minave, ndërsa në Maj do të nis shkatërrimi i tyre. Në 57 pika të vendit, janë 1 milion e 600 mijë mina të magazinuara. Përpara vitit 1997, Shqipëria dispononte mbi dy milion, por një pjesë e tyre u rrëmbye në ngjarjet e 97. Minat janë prodhim kinez, rus dhe të vendit, të cilat janë mbi 30 vjet që qëndrojnë stok, duke përbërë rrezik shpërthimi.
Në bazë të marrëveshjes me OTAV-ën, Shqipëria është e detyruar t’i shkatërrojë ato. Strukturat e NATO-s kanë lidhur një kontratë me uzinën e Mjekësit, për shkatërrimin e minave antiperson. Donator kryesor është Kanadaja me 500 mijë dollarë, ndërkohë priten dhe donacione të tjera. Të gjitha që ndodhen në magazina do të shkatërrohen, problem mbeten ato që gjenden në duart e popullatës./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti