Elbasan operacioni anti drogë – (10 Janar 2000)


Elbasan operacioni anti drogë – (10 Janar 2000)

15:52 10/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Zhvillohet një nga operacionet antidroge më i madhi në Shqipëri. Janë bllokuar 419 kg drogë të llojit kanabis sativa dhe arrestuar nëntë persona. Një pjesë e këtij rrjeti trafikantesh përbehej nga punonjeës të ministrisë së Mbrojtjes dhe SHIK-ut.

Sipas drejtorit të policisë Elbasan, Edmond Koseni operacioni ishte organizuar duke patur në ndjekje të vazhdueshme një grup të trafikut të drogës në këtë zonë. Gjithçka është konretizuar vetëm mbrëmë, ku në rrjetën e policisë së Elbasait, në postobllokun e Mirakës, ka rënë një makinë ushtarake. Në makinën ushtarake tip IFA e bllokuar nga policia që transportonte drogë u gjetën edhe nje automatikë dhe disa granata. Në flagrancë është arrestuar oficeri ushtarak Bilbil Berbiu, nënoficeri Hekuran Alla dhe oficeri i SHIK Idriz Hoxha, të cilët po udhëtonin drejt Kapshticës për të kaluar në Greqi ku u ndaluan edhe personat e tjerë të rrjetit si Sabri Rabja, Astrit Vepa, Sabri Kumria, Flamur Xhelili, Taulant Xhelili dhe Shkëlqim Cela. Të gjithë të ndaluarit janë izoluar në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë Elbasan./tvkln.al

Gazetar – Holta Zhiti






Të ngjashme