Elbasan, pallatet në rrezik – (14 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
65 pallate në Elbasan janë drejt shembjes. Sipas policisë ndërtimore elbasanase lëkundjet më të vogla sizmike do të rrafshonin 65 ndërtesa të banuara në Elbasan. Më problematike paraqiten 7 raste në Elbasan, 4 në Librazhd dhe 3 në Gramsh. Sipas specialistëve 14 rastet e mësipërme mund të shëmben në çdo moment.
Sipas shefit të Policisë Ndërtimore Elbasan Xhevahir Tiçe, ndërhyrjet dhe punimet pa kriter por dhe koha e largët e ndërtimit të banesave kanë rënduar gjendjen e tyre. Ndërkohë stuhia kundër ndërtesave pa leje dhe të pasigurta do vazhdojë dhe pas prishjes së rreth 22 të tillave.
Ndërsa superaksioni kundër kioskave pa leje rreth 120 të tilla pritet të vihet në jetë në ditët e para të vitit të ardhshëm, të cilat ndodhën në qendër të Elbasanit, në Parkun Rinia, pranë spitalit apo ujrave termale të Llixhës./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj